Bad News Eagles kualifikohen në turneun më të madh të CS:GO
Bad News Eagles kanë shkruar histori duke triumfuar ndaj Sinners me rezultat për 2:1, duke siguruar kështu biletën për në Belgjikë.
Kështu, Bad News Eagles bëhen ekipi i parë shqiptar që kualifikohet në turneun e madh të CS:GO, “PLG Antwerp Major 2022”.
Ata arritën që t’i fitojnë dy staza në Nuke me rezultat 16:6, Inferno 16:14 derisa në Mirage kanë humbur 10:16.
Ekipi i Bad News Eagles është i përbërë nga:
Flatron “juanflatroo” Halimi
Dionis “sinoppsyy” Budeci
Genc “gxx-” Kolgeci
Rigon “rigoN” Gashi
Sener “SENER1” Mahmuti
Klesti “stikle-” Kola./21Media