Bad News Eagles mposhtin një nga ekipet më të mira të botës në CS:GO – G2

Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin e dytë në botë në CS:GO, G2 me rezultat 16-13 në turneun Paris Major.
Edhe pse nuk ishin favorit, ekipi shqiptar nuk u dorëzua ndaj ekipit G2, për ta fituar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 16-13.
Fillimisht ekipi G2 ishin duke fituar me rezultat 10-5 në pjesën e parë në mapin ‘Ancient’, mirëpo ekipi shqiptar u rikthyen në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.
Pas kësaj fitore Bad News Eagles mbajnë rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje) dhe do të përballen me një ekip që mban po të njëjtin rekord.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?