Kurti: “Duje” dhe lartëso Shqipërinë, të përbashkuar 

(Lajm i përditësuar)

Osmani i fton të gjithë që ta përkrahin Albinën dhe familjen Kelmendi 

Mbështetje për Albina Kelmendin dhe familjen e saj që përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 kërkon edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Sonte të gjithë në mbështetje të Albinës dhe familjes Kelmendi. Forca drejt fitores”, ka shkruar Osmani.

Kurti: “Duje” dhe lartëso Shqipërinë, të përbashkuar 

Albina Kelmendi dhe familja e saj sonte kanë dhuruar një performancë elektrizuese në finale të Eurovision 2023.

Vazhdimisht në rrjetet sociale po kërkohet që të votohet sa më shumë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ndarë disa detaje se si të votohet për Shqipërinë.

“Për renditje sa më të lartë të Shqipërisë në Eurovision 2023, dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste. Të përbashkuar për Albinën dhe Familja Kelmendi”, ka shkruar ndër tjera Kurti./21Media

Back to top button