Shefja e USAID pas vizitës në Kosovë: E di që ende ka plagë në këtë vend

Përmes një videos së publikuar në rrjetet sociale, shefja e USAID’it, Samntha Power ka përmbledhur vizitat e saj dhe mesazhet që ajo solli në Kosovë.

Power tha se e di që në vend ka ende plagë, por u shpreh e mahnitur me progresin që ka parë këtu që nga vizita e saj e fundit më 99-ën. “Kjo është hera ime e parë në Kosovë që nga 1999-a. E di që plagët vazhdojnë të jenë në këtë vend, por është e mrekullueshme të shoh progresin që është bërë këtu”.

Tutje ajo ka përmendur edhe takimet që pati këtu me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, si dhe të rinj kosovarë të fushave të ndryshme, duke shtuar se misioni i USAID që të ndihmojë qytetarët e Kosovës për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe për të ndihmuar rritjen ekonomike.

“Ne vërtet mezi presim të shohim progres politik dhe të ndihmojmë në atë lloj ekonomike që do t’ua bëjë jetën më të mirë njerëzve të zakonshëm këtu në Kosovë”, tha ajo ndër të tjera.

Zyrtarja e USAID qëndroi në Kosovë, të enjtën e të premten pas vizitës që kishte në Serbi./21Media

Back to top button