”Bahari” publikoi fytyrën e vajzës për herë të parë

Aktorja e njohur, Gaye Turgut në muajin qershor është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Deniz Evin janë bekuar me një vajzë, për të cilën zgjodhën emrin Eftelya.
Ani pse publikuan vazhdimisht imazhe të vogëlushes në rrjetet sociale, çifti asnjëherë nuk zbuluan fytyrën e saj deri sot.
Gaye është ajo e cila sot në Instagram publikoi një fotografi të ëmbël të Eftelyas.

Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar janë bërë të njohur nga rolet e tyre, të “Baharit” dhe “Ymytit” nga seriali “Më fal”, në të cilin ata ishin motër e vëlla, por në jetën reale ata janë ata janë të martuar. Aktorët, lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2013./21Media

Back to top button