Bahtiri fton qytetarët për pritje të policëve të Njësisë Speciale

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.
“I ftoj qytetarët e Mitrovicës që në ora 16:00 t’i mirëpresin dhe përshëndesin heronjtë e gjallë të Kosovës, pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës tek ish-Hotel “Adriatiku” në Mitrovicë, të cilët do të kthehen nga pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak”, ka shkruar Bahtiri,
Pak më parë Njësia Speciale janë larguar nga pikat kufitare./21Media

Back to top button