Bajqinovci hedh dyshime se LDK-ja i shfrytëzoi “kërcënimet për lojë politike”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci sot ka hedhur dyshime për deklarimet e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se janë kërcënuar me vrasje.
Në një postim në Facebook Bajqinovci ka shtuar se heshtja që pasoi raportimet “kristalizon dyshimin për lojë të ulët politike”.
“LDK-ja nuk na tha më asgjë për ‘atentatin’! Kosova ka nevojë për një mjedis të shëndoshë demokratik, ku partitë i ballafaqojnë idetë, ekipet dhe liderët e tyre politik duke u mundu me ju ofru qytetarëve përfaqësim sa më të mirë politik. Javë më parë, LDK na e solli në publik një lajm për atentat ndaj kryetarit dhe zyrtarëve tjerë aty, që padyshim merr vëmendje për shkak të ndjeshmërisë së natyrës së këtyre zhvillimeve”, ka shkruar Bajqinovci të shtunën në Facebook.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka ofruar transparencë për rastin. Ka hedhur dyshime se ngjarja është përdorur për “vetëviktimizim si mjet politik”
Kujtojmë se, më 19 janar, deputetët e LDK-së, si dhe disa të PDK-së, patën deklaruar se ndaj tyre ka pasur planifikime për atentat dhe se për një gjë të tillë janë njoftuar nga institucionet e sigurisë në vend./21Media
Back to top button