Bajrami flet për turizmin e Kosovës në Forumin Botëror të Turizmit

Hykmete Bajrami tha se Qeveria punon t’i avancojë politikat e sektorit të turizmit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami po merr pjesë në Forumin Botëror të Turizmit në Luzern të Zvicrës, ku ka premtuar se Qeveria do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Turizmit, i cili do të funsionalizohet së shpejti, duke shërbyer si një mekanizëm i rëndësishëm për qeverinë e vendit në ofrimin e ideve dhe këshillave sa i takon trendeve moderne të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm.

Sipas MTI-së, në këtë forum po marrin pjesë liderë global të fushës së turizmit nga institucionet shtetërore, akademike dhe nga bota e biznesit.

Në këtë forum, ministrja Bajrami foli për përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në zhvillimin e turizmit. Ajo tha se Kosova ka shënuar përparime të shumta në zhvillimin e saj në shumë fusha, përfshirë edhe turizmin, i cili ka një rritje progresive nga viti në vit. ”Sektori i turizmit ka potencial shumë të madh për zhvillim të mëtejmë dhe Qeveria e Kosovës po punon që t’i avancojë politikat e saj karshi këtij sektori”, citohet të ketë thënë ministrja.

Sipas komunikatës së MTI-së, Bajrami ka nënvizuar nënvizoi se po punohet që të fuqizohen më tutje kapacitetet institucionale në nivel qendror dhe lokal që do të shtyjnë më tutje agjendën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit në vendin tonë. Po ashtu, ministrja Bajrami tha se Qeveria do të mbështesë Këshillin Kombëtar të Turizmit, i cili do të funsionalizohet së shpejti, duke shërbyer si një mekanizëm i rëndësishëm për qeverinë e vendit në ofrimin e ideve dhe këshillave sa i takon trendeve moderne të zhvillimit të një turizmi të qendrueshëm.

Bajrami po ashtu tha se Qeveria e Kosovës është duke u përgatitur edhe për anëtarësim në Organizatën Botërore të Turizmit dhe i ftoi delegatët e pranishëm që ta mbështesin Repubikën e Kosovës në këtë proces i cili do t’i jepte nxitje serioze zhvillimit të turizmit kosovar si dhe integrimit të vendit tonë në hartën turistike ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Bajrami pati një sërë takimesh bilaterale me liderë ndërkombëtarë të industrisë së turizmit, siç ishte takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, si dhe me përfaqësuese të qeverive të ndryshme dhe udhëheqës organizatash ndërkombëtare në fushën e turizmit.

Back to top button