Mbi 9 mijë euro për Shoqatat e familjarëve të të Zhdukurve

U ndanë mbi 9 mijë euro për Shoqatat e familjarëve të të Zhdukurve

Qeveria e Kosovës sot  ka ndarë 9 mijë e 600 euro për Shoqatat familjare të të Zhdukurve të Kosovës, për aktivitetet që kanë këto shoqata.

Qeveria po ashtu ka ndarë 80 mijë euro për sanimin e kulmit të shkollës fillore “Ramë Bllaca”, në Bllacë të Suharekës. Mjetet janë ndarë  për mbulimin e dëmeve që janë shkaktuar nga zjarri, pasi që është djegur 50 për qind e sipërfaqes së kulmit nga zjarri i shkaktuar ditë më parë.

Qeveria po ashtu ka emëruar Bekim Hoxhën, drejtor të përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, për një mandat tre vjeçar.

Back to top button