Bajrami nga Koalicioni VAKAT: 3 deputetë kanë qenë boshnjakë janë përdorur vetëm për numra

(Lajm i përditësuar)

Bajrami nga Koalicioni VAKAT: 3 deputetë kanë qenë boshnjakë janë përdorur vetëm për numra

Qerim Bajrami nga Koalicioni VAKAT në debatin zgjedhor në RTV21, ka thënë se ka mungesë të një komune të komunitetit boshnjakë në Kosovë.

“Me ju thënë të drejtën, ne nëse nuk bashkohemi ose nuk e fitojmë ne psh si një koalicion 3 deputetë të cilët janë të garantuar në parlament për neve nuk besojmë që do të fitojmë prapë edhe në këtë mandate të ardhshëm të drejtë pasi që në këtë mandat aktual ne kemi qenë në tre vende nga 3 opsione politik të ndrrueshme. Këta 3 deputetë kanë qenë vetëm për të mbushur numrat për votimin e buxhetit të fundit, ku ka qenë i votuar nga 61 deputetë, 3 prej tyre kanë qenë boshnjakë. Që dmth ata vetëm janë përdorur vetëm për numrat por nuk kanë pasur mundësi të realizohet një komunë ne këtu në Kosovë”, tha Bajrami.  /21Media


Bajrami nga Koalicioni VAKAT: Në program së pari kemi qellim ruajtjen e identitetit

Qerim Bajrami nga Koalicioni VAKAT në debatin zgjedhor në RTV21 ka zbuluar programin qeverisës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai tha se VAKAT ka një program së pari me ruajtjen e identit si komunitet jo shumicë në Kosovë.

”Ne e përfaqësojmë boshnjakët e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, dhe kemi program së pari për ruajtjen e identitetit si boshnjak edhe si komuniteti jo shumicë në Kosovë, ruajtjen e identit tonë kombëtarë, dhe po ashtu po luftojmë për zhvillimin e Kosovës. Jemi partia me program e cila mund të krahasohet me ato të partive qendërore”, tha Bajrami. /21Media

Back to top button