Siguria kibernetike dhe sulmet hibride, Andonovski prezanton strategjinë nacionale

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi Strategjinë nacionale për Sigurinë Kibernetike 2025–2028. Qëllimi i strategjisë është forcimi i qëndrueshmërisë dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike.

Sipas Andonovskit, strategjia është miratuar pas një boshllëku trevjeçar pa një kornizë nacionale për sigurinë kibernetike, që e ka lënë vendin të ekspozuar ndaj kërcënimeve të rritura.

“Siç kemi parë nga të gjitha sulmet kibernetike deri më tani ndaj sektorëve kritikë, kërcënimet hibride me bomba dhe fushatat e koordinuara të dezinformimit – rreziku dhe kërcënimet janë të pranishme. Këto kërcënime dëmtojnë besimin e publikut, minojnë institucionet tona dhe paraqesin një rrezik të rëndësishëm për sigurinë nacionale. Marrja e veprimeve nuk është një nga alternativat, por qasja e vetme që nuk lejon vonesa”, tha Andonovski. /TV21

Back to top button