Bajrami: Oficerët doganorë të rrisin efikasitetin e punës në luftimin e evazionit fiskal

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot vizitoi Doganën e Kosovës ku u njoftua nga afër me punën dhe vështirësitë, me të cilat po përballet Dogana në këtë periudhë të pandemisë, si dhe për mbledhjen e të hyrave doganore për buxhetin e Kosovës.

Me këtë rast, ministrja Bajrami theksoi se oficerët doganorë duhet të rrisin efikasitetin e punës në luftimin e evazionit fiskal dhe informalitetit, si parakusht për rritjen e të hyrave tatimore doganore.

Ndërsa, u.d. drejtori i Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka falënderoi ministren Bajrami për vizitën dhe për përkushtimin e saj për të qenë sa më pranë oficerëve doganorë, si dhe e njoftoi atë me aktivitetet e Doganës, me dinamikën e të hyrave tatimore doganore.

Ministrja Bajrami sot vizitoi edhe pikën doganore në Vërmicë ku u njoftua nga afër me punën e Doganës në këtë pikë, sidomos me qarkullimin e mallrave nga të dyja anët e kufirit.

Back to top button