Bajrami për Gjuhën Shqipe në Bavari

U diskutua edhe për hapjen e shkollave shqipe

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme për arsimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë me tekste shkollore, kurrikula, si dhe trajnime për mësimdhënës.

Këtë e premtoi ministri Bajrami në Kuvendin Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, ku mori pjesë edhe  ministri i Diasporës, Valon Murati me të cilin qëndruar për vizitë zyrtare në Mynih të Gjermanisë.

“Ministri vlerësoi punën dhe angazhimet e Këshillit, e po ashtu edhe të mësimdhënësve dhe prindërve që po bëjnë punë të rëndësishme për organizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”, thuhet në një komunikatë të MASHT-it

Duke folur për ndihmën që mund të japë Kosova në këtë drejtim, ndër të tjera, ministri Bajrami përmendi organizimin e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, pra Seminarin tradicional për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë, ku e ftoi mësimdhënësit që të jetë pjesëmarrës në seminarin e radhës, i cili këtë herë do të mbahet në Gjakovë.

Gjatë punës së Kuvendit Themelues për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, u diskutua për procesin e hapjes së shkollave shqipe, projekt që ka për qëllim ruajtjen e kulturës, të gjuhës dhe të identitetit kombëtar për fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë./21Media

Back to top button