Jep dorëheqjen Ministri i Mbrojtjes
Presidenti ka pranuar dorëheqjen
Ministri i Mbrojtjes të Afganistanit dhe shefi i shtabit të përgjithshëm paraqitën sot dorëheqjen, njoftoi presidenca pas një sulmi taleban që shkaktoi 130 të vdekur në një bazë ushtarake në veri të vendit.
“Presidenti, Ashraf Ghani pranoi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes dhe shefit të shtabit të përgjithshëm”, theksoi zyra e presidencës në një komunikatë./21Media