Bajrami për situatën në Mitrovicë: Kushdo që ka prekur votat e ka vendin në burg

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kanreaguar pas situatës rreth numërimit të votave në Mitrovicë.
Bajrami kërkoi burgim për siç tha ata që kanë prekur votës.
“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar të prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.”, shkroi Bajrami në Facebook.
Më tej ajo i bëri thirrje urgjente KQZ-së, Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë.
“Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime.Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës.Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi!”, përfundoi Bajrami./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?