Balancoi një veturë mbi kokë, 74-vjeçari thotë se s’do të ndalet

Një burrë i fortë që u bë i famshëm për balancimin e një veture në kokë ka thënë se dëshiron të arrijë 100 rekorde botërore përpara se të tërhiqet.
John Evans, 74 vjeç, i cili filloi si punëtor në kantiere, vendosmëria dhe vullneti i shtuar e kanë bërë atë të kapërcejë sfidat, transmeton rtv21.tv.
Evans, nga Derbyshire, tha se ai ka mbledhur “mbi 250,000 funte për bamirësi” nga akti i tij i balancimit të objekteve të mëdha në kokë që e ka bërë atë të njohur në mbarë botën.
John thotë se ai mban rreth 98 rekorde botërore, përfshirë 50 që u njohën nga Guinness.
“Nisa si 17-18 vjeç. Punoja në ndërtimtari. Dhe ishte detyrë e imja të sillja tjegullat lartë. E bëra një lloj kapele speciale për kokën time, mora 20 tjegulla dhe i ngjita lartë shkallëve. Dukej argëtuese për njerëzit, si diçka e cirkusit. Më pas Guinessi më kontaktoi dhe më thanë se janë interesuar të më fusin në librin e rekordeve të Guinnessit”, ka treguar Evans./21Media

Back to top button