Numër i madh rastesh me Covid-19 te skuadra e Tottenham

Skuadra londineze, Tottenham është goditur nga një valë me raste të virusit Covid-19 para ndeshjes në të enjten në Ligën e Konferencës kundër Rennes.

Më shumë se gjashtë lojtarë të formacionit bazë dhe dy pjesëtarë të stafit thuhet se kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe tani Tottenham është në pritje të rezultateve të testit PCR për ta konfirmuar këtë gjë.
Periudha prej 10 ditësh në vet-izolim për të gjithë që testojnë pozitivë do të thotë që lojtarët të cilët janë prekur nga ky virus pritet të mungojnë në tre ndeshjet e radhës së Tottenham.
Pas përballjes me Rennes, skuadra e Antonio Contes rikthehet në aksion në Premier Ligë të dielën, ku është mysafire e Brighton, para se të udhëtojë drejt Leicester të enjten e javës tjetër, dhe të pres në shtëpi Liverpoolin më 19 dhjetor.
Back to top button