Baleti Kombëtar i Kosovës gjatë vitit 2024, mungesa e sallës vazhdon të jetë sfidë në vete

Baleti Kombëtar i Kosovës është një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në vend, i cili shërben si një pasqyrë e gjallë e traditës, talentit dhe shpirtit krijues të këtij vendi. I themeluar në vitin 1972, BKK ka luajtur një rol kyç në zhvillimin dhe promovimin e artit të baletit, duke sjellë në skenë interpretime që gërshetojnë mjeshtërinë klasike me ndjeshmërinë moderne dhe unike të kulturës shqiptare.

Me një ansambël të talentuar valltarësh dhe koreografë të njohur ndërkombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës ka performuar në skena të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, duke fituar duartrokitje të merituara për energjinë, elegancën dhe profesionalizmin e tij.

Por, pavarësisht sukseseve të shumta e punës shumë premtuese të BKK, ata tash e sa vite përballen me mungesën e një sallë. Trupa e Baletit Kombëtar, tash e dy vite të gjitha provat i bëjnë në sallën e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe valleve “Shota”.

Përveç kushteve jo shumë të favorshme për të ushtruar, drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi tha për RTV21 se viti 2024, ka qenë një vit në të cilin është punuar shumë dhe sukseset nuk kanë munguar.

Incizim: Sinan Kajtazi, drejtor i Baleti Kombëtar i Kosovës

Baleti Kombëtar i Kosovës mbetet një ambasador kulturor i vendit, duke frymëzuar breza të rinj artistësh dhe duke forcuar pozitën e Kosovës në hartën e artit botëror./RTV21/21Media

Back to top button