Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e parë për vitin 2022

Baleti Kombëtar i Kosovës sonte do të shfaqë premierën e parë për vitin 2022.
Siç ka informuar Ministria e Kulturës, në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar të Kosovës do të jepet shfaqja “Romeo & Zhulieta”, në koreografi të Konstantin Uralsky dhe në asistencë të Yury Romashko.
Muzika e shfaqjes është realizuar nga Sergey Prokofiev ndërsa kostumet dhe skenografia nga Tayfun Çebi, ndërsa asistent i kostumografit ka qenë Shemsi Avdiu.
Shfaqja “Romeo & Zhulieta” do të jepet sonte në orën 20:00, ndërsa repriza e parë do të jepet nesër, në të njëjtën orë./21Media

May be an image of text that says 'MUZIKA: SERGEYPROKOFIEV SERGEY PROKOFIEV ನಾವ.ಕರ Rom o & Zhulieta 5 KOREOGRAFIA: KONSTANTIN URALSKY ASISTEN EN YURYROMASHKO YURY ROMASHKO KOSTUMET&SKENOGRAFIA KOS KOSTUME UME SKENOGRAFIA; TAYFUN ÇEBI OUMOGRA SHEMSIAVDI AVDIU TUMOGRAFI SHEMSI'
Back to top button