NATO premton më shumë furnizime ushtarake dhe mbështetje kibernetike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën për media ka folur për atë që NATO ka rënë dakord të bëjë më tej për të ndihmuar Ukrainën.

Ai ka thënë se është një “realitet i ri sigurie”.

Në tokë, do të ketë më shumë forca në lindje të Evropës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Në ajër do të angazhohen më shumë aeroplanë, dhe në det do të ketë më shumë nëndetëse dhe anije luftarake me bazë të përhershme.
Pritet të ketë edhe më shumë furnizime ushtarake, mbrojtje kibernetike, si dhe NATO-ja është zotuar se do t’i ndihmojë Ukrainës që ta mbrojë vetën kundër kërcënimeve bërthamore dhe atyre biologjike./21Media

Back to top button