Balje: Ende nuk kemi vendosur a do ta votojmë Qeverinë Kurti

Balje tha shpreson që shumë shpejtë do të vendosin se a do të votojnë

​Derisa seanca plenare për votimin e qeverisë së re po vazhdon, deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje deklaroi se akoma nuk janë dakorduar se a do ta votojnë koalicionin LVV-LDK. Balje tha se kanë biseduar me grupet punuese të koalicionit dhe shpreson që shumë shpejtë do të vendosin se a do të votojnë pro apo kundër qeverisë së re.

“Ne 3 deputetë të cilët nuk jemi në grupin parlamentar 6+ deri vonë kemi biseduar dhe shpresoj që shumë shpejt do të marrim vendim. Kemi biseduar me Vetëvendosjen para disa orëve edhe me LDK-në tash duhet me marr vendim, jemi shumë afër”, deklaroi Balje.

E pyetur se a nuk mjafton një ministër nga komuniteti pakicë jo serb për të marrë votat e tyre për qeverisje, Balaj tha se kanë menduar dhe e kanë planifikuar që ministrinë e 13-të ta marr dikush nga komuniteti rom, ashkali ose egjiptian. Megjithatë, sipas saj sot e kanë kuptuar se ministrinë e 13-të e merr komuniteti serb.

Back to top button