Haxhiu për VV-LDK: Më ka bërë përshtypje se si luanin ‘pingpong’ me ministri

Haxhiu thotë se Qeveria Kurti-Mustafa nuk përfaqëson ëndrrën e qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, lidhur me bisedimet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion bashkë-qeverisës,  ka thënë se i ka bërë përshtypje një detaj.

“Një detaj me shumë rëndësi, se si këta luanin ‘pingpong’ me ministri”, ka thënë Haxhiu.

Tutje ai ka thënë se kjo Qeveri nuk përfaqëson ëndrrën e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi që votuan më 6 tetor 2019./21Media

Back to top button