Ballkani e Drita sot synojnë kualifikimin

Dy prej katër skuadrave kosovare që luajnë në garat evropiane do të luajnë sot ndeshjet e kthimit të rrethit të parë. Siç informoi Federata e Futbollit e Kosovës, skuadra kampione, Ballkani do të luajë si mysafire në Lituani kundër Zhalgirisit, në përpjekje për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’ ishte mbyllur baras 1:1, ndonëse skuadra e Ilir Dajës kishte mbizotëruar pothuajse gjatë tërë lojës.
Ndeshja Zhalgiris-Ballkani do të fillojë në orën 18:00.
Ndërkohë, skuadra nënkampione, Drita synon ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë ndaj skuadrës finlandeze, Inter Turku (0:1), në kuadër të rrethit të parë në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu pritet ta ketë mbështetjen e madhe të tifozëve në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:00, me objektiv të kualifikimit tutje./21Media

Back to top button