Dy qytetarë të Kosovës humbën betejën me COVID-19

Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 467 testime të kryera në Kosovë, janë konfirmuar 175 raste të reja me virusin. Ndërsa janë shëruar 105 qytetarë.
Në Kosovë janë 2 mijë e 184 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit, 13 qytetarë janë vaksinuar kundër virusit, kurse në total numri i dozave të administruara është 1 milionë e 831 mijë e 139.
Ditëve të fundit, Kosova ka shënuar shtim të rasteve të reja të COVID-19. Andaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apleuar që të bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! /21Media

Back to top button