Ballkani e siguron kualifikimin tutje në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka siguruar biletën drejt raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ballkani e mposhti sot 2:0 si mysafir skuadrën e Hamrunit, ku në “Tony Bezzina Stadium” shënuan Walid Hamidi dhe Bernard Karrica.

Pas barazimit si vendas në “Zahir Pajaziti” të Podujevës dhe fitores së sotme si mysafir në Maltë, Ballkani kualifikohet tutje në Ligën e Konferencës.

Në raundin e tretë kualifikues, Ballkani do të përballet me skuadrën e Larnes.

Back to top button