“Ballkani i Hapur”, siguri e lartë në Ohër

Para nisjes së samitit të radhës së nismës “Ballkani i Hapur”, në rrugët e Ohrit vërehen forca të shtuara të policisë, përcjell TV21.
Mbi Ohër gjatë gjithë kohës po patrullojnë edhe helikopterët e policisë. Për shkak të sigurisë, në çdo 100 metra ka të vendosur patrulla të policisë.
Ndryshe, para nisjes së samitit, sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski do të shtrojë darkë pune për presidentin serb, Aleksandar Vuqiç, kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Nesër pritet të nënshkruhen katër marrëveshje, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit si dhe për luftën kundër fshehjes së tatimit, shkruan TV21./21Media

Back to top button