Takimi Kurti-Truss, ja çfarë u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.
Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit përmes një postimi në ”Twitter”.
Truss ka treguar se ata kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.
”Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, veprimet galvanizues kundër pushtimit të paligjshëm të Ukrainës nga Rusia, sfidat e ndikimit keqdashës në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Truss./21Media

Back to top button