Kryetari mohon se strukturat paralele ilegale serbe rrethuan Komunën e Zubin Potokut

U raportua se strukturat paralele ilegale serbe e kanë rrethuar objektin e Komunës së Zubin Potok-ut, për të penguar qasjen ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri. Mirëpo, sipas kryetarit Zeqiri kjo nuk është e vërtëtë.

Izmir Zeqiri në një përgjigje për portalin rtv21.tv tha se aty afër ka punime në rrugë dhe nuk ka të bëjë asgjë me politikën.

“Sipas organeve të sigurisë aty po punohet në rrugë afër Komunës dhe nuk lidhet asgjë me politikë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore u mbajtën më 23 prill.

Serbia vazhdimisht apeloi serbët të mos dalin në votime. Si pasojë e presionit të Beogradit zyrtar, edhe kryetari i Partisë së Serbëve, Aleksandar Jabllanoviq është tërhequr nga gara zgjedhore./21Media

Back to top button