Ballkani pëson humbje nga Slavia, tani pa gjasa për kualifikim tutje

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka pësuar humbje në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në UEFA Conference League ndaj Slavia Pragues.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, është mbyllur me rezultat 0:1. Kjo humbje njëherësh i jep fund shpresave të Ballkanit për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, teksa ndeshjen e fundit ndaj Clujit do ta luajë vetëm sa për statistika dhe krenari.
Përcaktuese në këtë ndeshje ishte minuta e 76-të, kur Ondrej Lingr ka shënuar me gjuajtje me kokë nga afërsia, pas një reagimi jo të mirë në mbrojtjen e suharekasve.
Ballkani edhe në këtë ndeshje ka pasur paraqitje të mirë dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi. Në minutat e fundit, portieri i skuadrës çeke Kolar, ia ka mohuar golin Edvin Kuç dhe Albin Berishës./21Media

Back to top button