Ballkani-Shkupi, formacionet zyrtare
Sonte me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja kthyese ndërmjet Ballkani dhe Shkupit, e vlefshme për play-off-in e Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës kërkon të bëjë histori duke u kualifikuar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni dhe për ta bërë këtë duhet që së paku ta ruaje rezultatin e ndeshjes së parë, të cilën e ka fituar me rezultat 2-1 javën e kaluar në Shkup.
Mbështetja e tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të jetë e madhe pasi mësohet se janë shitur pothuajse të gjitha biletat, ndërsa trajneri Ilir Daja në konferencë për media deklaroi se skuadra duhet të djersitet dhe të japë maksimumin për ta realizuar këtë ëndërr.
Këto janë formacionet zyrtare:
Ballkani- Frashëri, Kuc, Jashanica, Dellova, Ar. Thaqi, Emërllahu , As. Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
Shkupi: Naumovski, Xhelili, Margvelashvili, Sheji, Berdarovski, Alvarez, Danfa, Cephas, Hamidi, Putita, Adentunji.