Vdes 4 vjeçari në Kaçanik, ra në bunar

Një 4 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në bunar sot në fshatin Bajnicë, në Kaçanik.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt. Ai ka thënë se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën “Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar). Menjëherë Policia, Emergjenca, si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrur pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button