Ballkani vazhdon si lider, kjo është tabela e Superligës

Pas përfundimit të dy ndeshjeve të sotme, tabela e Superligës së Kosovës nuk ka pësuar ndonjë ndryshim.

Në përballjen direkte për vendin e parë, Ballkani dhe Llapi barazuan pa gola, 0:0.

Ky rezultat nënkupton se Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës.

Ndërkaq, Malisheva e mposhti sot Lirinë 3:0, fitore kjo e cila e ngjiti në kuotën e 47 pikëve në vendin e katërt, dy sosh larg vendit të tretë (Drita), katër sosh larg vendit të dytë (Llapi) dhe pesë sosh larg pozitës së liderit, Ballkanit.

Tabelën aktuale të Superligës e gjeni më poshtë.

Back to top button