Balotazhi kalon testin e BE-së

Misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve nga BE e ka vlerësuar raundin e dytë të zgjedhjeve si të administruar mirë. Shefi i misionit të vëzhguesve të BE-së, Lukas Mandl sot tha se kanë vizituar 269 vendvotime dhe se votimi dhe numërimi është vlerësuar pozitivisht nga vëzhguesit.
“Në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit e BE-së kanë vizituar 269 vendvotime në gjithë Kosovën, vëzhguesit e BE vlerësuan votimin dhe numërimin shumë mirë”, u shpreh ai.
Ai tha se fushata zgjedhore ishte dinamike, e gjallë, por e qetë.
“Ky ishte një proces zgjedhor i administruar mirë. Disa prej problemeve janë dobësi të vjetra që janë identifikuar edhe nga misionet e mëhershme”, tha Mandl.
Ndryshe, të dielën (14 nëntor) është mbajtur balotazhi në 21 komuna të Kosovës.

Back to top button