Latifi: Mjekët që duan të kthehen në Kosovë mund të bëhen pjesë e jetës sonë, ta ndihmojnë Kosovën…

Ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot në konferencë të përbashkët me Kryeministrin Albin Kurti, u zotua se të gjithë mjekët që duan të kthehen në Kosovë, mund të bëhen pjesë e jetës sonë dhe ta ndihmojnë Kosovën dhe shkencat mjekësore.
“Me ngritjen e kapaciteteve njerëzore si dhe me transfuzionin e trurit të larguar tash e 20 vjet nga Kosova si pjesë e trupit tonë do ta ndërpresim pastaj edhe largimin e pacientëve për në vendet në rajon apo më larg.”, tha ndër të tjera ministri Latfi.

Kryeministri Albin Kurti, sot në konferencë për media informoi se Ministër i ri i Shëndetësisë do të jetë Rifat Latifi.
Rifat Latifi është kardiolog, i cili ka punuar që disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button