Baltë në vend të ujit, banorët e Siniçanit protestojnë në shi

 

Në shtëpitë e Siniçanit në vend të ujit nga çezmet po rrjedh baltë.

Kjo është arsyeja se përse banorët e këtij fshati nuk po dorëzohen dhe po vazhdojnë të protestojnë.
As reshjet e mëdha të shiut nuk i ndaluan dot që të qëndrojnë në vendin ku u ndërprenë punimet për ujësjellësin.

Edhe pse po vazhdon të bjerë shi, ne do të vazhdojmë të protestojmë. Vetëm ujë duam”, tha një banor.

Kryetari i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, zhvilloi edhe një takim të dytë me kryeministrin teknik Oliver Spasovski, për të gjetur zgjidhje për ujësjellësin në Siniçan, por përsëri pa një epilog.

Asnjë dilemë nuk ka rreth kërkesave të banorëve, thjesht është biseduar a do të fillojnë me punime a po nuk do të fillojnë. Pyeta disa herë se kur do të vazhdojë… Kryeiministri kërkon që të ulet edhe një herë me ministrat, ta diskutojnë vetë si kabinet qeveritar dhe do të më lajmërohen mua dhe do të kemi një përgjigje. Unë prap insistoj se banorët e mi kanë ngelur pa ujë për pije dhe duhet sa më shpejtë të zgjidhet kjo situate”, deklaroi Xhemaili.

Xhemaili thotë se Spasovski i ka kërkuar një projekt për ujësjellësin që sipas tij, është e papranueshme sepse kjo punë kërkon kohë, ndërsa problemi nuk mund të zgjatet.

Kërkohet projekt në këtë gjendje alarmante, në këtë kohë pandemie. Projekti do të zgjasë, duhet një zgjidhje të menjëhershme të problemit, shpresojmë prap se brenda këtyre ditëve do të kemi përgjigje positive”, theksoi Xhemaili.

Në lidhje me padinë penale që ia ka ngritur SPB Tetovë kreu i Bogovinës thotë se kjo po ndodh ngaqë ai dëshiron të furnizojë me ujë qytetarët dhe ta tejkalojnë problemin.

E problemi me ujin e pijshëm dhe mungesën e tij në Siniçan është me dekada thonë banorët.

Back to top button