Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi sot se 49 mijë e 988 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, numri i përgjithshëm i infektuarve arriti në 4 milionë e 748 mijë e 060.

1 mijë e 107 njerëz të tjerë vdiqën, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë u rrit në 156 mijë e 311, raporton Reuters.

Raporti për situatën me virusin e koronës përfshin periudhën deri pasditen e djeshme në raport me një ditë më parë.

Të dhënat e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk pasqyrojnë domosdo rastet e raportuara nga shtetet individuale.