Banesa e këngëtares së ndjerë Vaçe Zelës bie pre e grabitjes

 
Banesa e këngëtares së ndjerë Vaçe Zelës në Tiranë ka rënë pre e grabitjes. Brenda banesës janë marrë një orë me qëstek, një laptop dhe një kuti me vegla.
Hetuesit kanë mbetur të habitur pasi kanë konstatuar se në banesë ndodheshin edhe një shumë prej rreth 1500 eurosh të cilat nuk janë prekur.
Ka dyshime, referuar personit që ka bërë denoncimin dhe që kujdeset për banesën, dera kryesore të ketë qenë e hapur.
Grabitësit fatmirësisht nuk kanë prekur sende me vlerë si dekorata, çmime dhe orendi që janë mjaft të rëndësishme për jetën dhe veprën e artistes së madedhe.
Për zbardhja e ngjarjes komisariati 1 ka shoqëruar disa persona me precedent penal në fushën e vjedhjeve.
Për më gjerësisht, policia ka porositur të afërmit e këngëtares, të kryejnë kontrolle dhe bëjnë inventar të sendeve të këngëtares për të konstatuar nëse mungon diçka, por nga kontaktet e fundit që kanë pasur me ta, iu kanë komunikuar se përveç deklarimeve të mësipërme, fatmirësisht nuk mungon gjë tjetër./oranews

Back to top button