Xhaferi: Suksesi më i madh është t’ju ndihmosh të tjerëve të jenë të suksesshëm

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka njoftuar se ka dhuruar donacion për festat e fundvitit për Klinikën e Fëmijëve, Shkollën “Idnina” dhe shkollën “Zllatan Sremec”.
“Suksesi më i madh është t’ju ndihmosh të tjerëve të jenë të suksesshëm. Sinqerisht shpresoj se me donacionin tonë, edhe kësaj radhe i ndihmuam Klinikën e Fëmijëve, Shkollën Fillore me Qendrën e Resurseve “Idnina” dhe Shkollën e Veçantë Fillore “Dr. Zllatan Sremec”, që të kenë sukses në misionin e tyre fisnik për të ndihmuar fëmijët. Le të jetë Viti i Ri 2022 i suksesshëm për të gjithë!”, ka shkruar Xhaferi në Facebook, shkruan TV21./21Media

Back to top button