Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia kërkon shtim të kujdesit nga drejtuesit e automjeteve, masa rigoroze për ata që shkelin ligjin

Policia e Kosovës sot ka kërkuar shtim të kujdesit nga drejtuesit e automjeteve, si dhe ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë personave që shkelin ligjin në trafik.
“Referuar aksidenteve fatale të raportuara deri tani, përfshirë aksidentin e djeshëm me datë 26.12.2021, ndermjet një veture dhe një kamioni, në rajonin e Pejës, ku humbën jetën dy persona meshkuj kosovar dhe aksidentin e shkaktuar sot më 27.12.2021 në rajonin e Ferizajt, ku dyshohet se për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë vozitësi e humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku jetën ka humbur një person i gjinisë femrore (pasagjere), Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar në trafik.”, ka bërë të ditur policia.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi, e në veçanti këto me humbje të jetëve njerëzore. Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit. Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndermerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak humbje të jetëve njerëzore.”, ka bërë të ditur tutje policia./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button