Banorët e Floridës kërkojnë strehim në shtëpitë e tyre

Shumë njerëz u evakuuan nga shteti jugor i ShBA-së përpara se uragani Ian të arrinte aty të mërkurën, por të tjerë mbetën dhe po kërkojnë strehim brenda shtëpive.
Mark Pritchett i tha AP News se ishte i tmerruar teksa doli jashtë shtëpisë së tij në Venecia në të njëjtën kohë kur stuhia filloi të kalonte Gjirin e Meksikës.
Ai tha se shiu “qëllonte si gjilpëra”.
Megjithëse uragani Ian ra në kategorinë e parë ndërsa stuhia u zhvendos në brendësi të vendit, zyrtarët i kanë kërkuar vazhdimisht banorëve të Floridës që të jenë të kujdesshëm.
Ndërkohë, energjia elektrike është ende jashtë funksionit për 2.2 milionë familje./21Media

Back to top button