Banorët e Kievit në radhë për ujë pas sulmeve ruse

Njerëzit në kryeqytetin ukrainas Kiev u desh të prisnin në radhë për ujë pasi raketat ruse goditën objektet kryesore në të gjithë vendin të hënën.
Vitaliy Klitschko, tha se 40% e konsumatorëve në Kiev mbetën pa ujë dhe 270,000 shtëpi nuk kishin energji elektrike.
Trembëdhjetë persona u plagosën në sulmet në mbarë vendin, transmeton rtv21.tv.
Rusia tha se sulmet kishin për qëllim kontrollin ushtarak dhe sistemet energjetike të Ukrainës dhe se të gjitha objektivat u goditën.
Por ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 44 nga 50 raketa që ishin lëshuar.
Ukrainasve në përgjithësi u është kërkuar të reduktojnë energjinë elektrike. Në Kiev, dritat e rrugëve u fikën dhe trolejbusët u zëvendësuan me autobusë të zakonshëm./21Media

Back to top button