“Gratë”, tema e shfaqjes së re që vjen së shpejti premierë në TKK

“Gratë”, është tema e shfaqjes së re e cila do të ketë premierën në dhjetor 2022 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.
Sot, regjisorja polako-britaneze, Nastazja Domaradzka, mbajti takime/audicione me aktoret e Trupes Rezidente të TKK-së për këtë projekt i cili është duke u shkruar nën përkujdesjen e Doruntina Bashes nga dramaturget e reja Agnesa Mehanolli, Brikena Sopi dhe Ulpianë Maloku.
Një shfaqje e punuar totalisht nga gratë dhe e bazuar në ngjarje të vërteta të grave lidere të Kosovës./21Media

Back to top button