Banorët e moshuar hezitojnë të largohen nga shtëpitë e tyre

Në fshatin ukrainas Serhiivka, në rajonin lindor të Donbasit, pothuajse nuk ka mbetur asnjë i ri.
Deri vonë kishte 1 mijë e 500 banorë në Serhiivka dhe një e diel në pjesën qendrore të fshatit do të ishte plot jetë.
Por fshati, rreth 50 kilometra nga vijat e frontit në lindje dhe jug, është zbrazur. Kanë mbetur vetëm 300 persona dhe kryesisht janë gjeneratat e vjetra, përcjell rtv21.tv
“Kam jetuar këtu gjatë gjithë jetës sime”, tha Mykola Luhynets, një 59-vjeçar, pjesëtar i ri i njësive të mbrojtjes territoriale, me pushkë, raporton BBC
“Unë do të qëndroj këtu në Serhiivka dhe do ta mbroj nëse është e nevojshme”, shtoi ai.
Ndryshimi demografik i parë këtu po ndodh në të gjithë pjesët e Ukrainës nën kërcënim, të rinjtë lëvizin në zona më të sigurta ndërsa të moshuarit qëndrojnë prapa.
“Është e vështirë për të moshuarit të dalin në rrugë”, tha Valeriy Duhelny, kreu i fshatit.
“Dhe ndoshta disa janë sentimentale ata kanë lidhje më të forta emocionale me vendin ku jetojnë. Ata nuk duan të vdesin askund përveç në shtëpi”, shtoi Duhelny./21Media

Back to top button