Banorët fillojnë punimet për pakun e fshatit Piranë

“Qytetet Gjithëpërfshirëse…” është projekt i EC më ndryshe

Banorët e Piranës kanë filluar realizimin e vizionit për parkun e fshatit, nën udhëheqjen e këshillit dhe kryetarit të fshatit, Skënder Elshanit.

EC ka përkrahur banorët dhe këshillin e fshatit në vizionimin e zgjidhjes për parkun e fshatit, duke e prodhuar projektin e vizualizuar në bazë të kërkesave dhe nevojave të vetë banorëve.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që kjo hapësirë publike të jetë në shfrytëzim të banorëve të fshatit. Ky version i këtij propozimi është hartuar pas një numri të takimeve dhe shumë diskutimeve me kryesinë e fshatit si dhe grupet e ndryshme të komunitetit të fshatit.

“Në vizionin e hartuar bazuar në nevojat e banorëve të fshatit, ekspertët e involvuar kanë bërë të ditur se vizioni për parkun e fshatit propozon zgjidhjet për qasjen dhe lëvizjen e lirë të gjithë personave, akomodimin e disa aktiviteteve si dhe aspektin e rehatisë dhe sigurisë. Në kuadër të parkut, do të ketë ulëse dhe sipërfaqe gjelbërimi, kënd të lojërave për fëmijë si dhe disa hapësira për të aktiviteteve të ndryshme. Fazën e parë të punimeve sipas këtij vizioni të përbashkët (pastrimin dhe rrafshimin e hapësirës, mbushjen me dhe si dhe mbjelljen e barit) në mënyrë vullnetare ka nisur ta realizojë kryetari i fshatit Z. Skender Elshani, me përkrahjen e banorëve. Për realizimin në tërësi të këtij vizioni, EC dhe kryetari i fshatit kanë dorëzuar kërkesë në komunën e Prizrenit, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike për pjesëmarrje financiare. Vizioni i prezantuar për parkun e fshatit Piranë është i hapur për plotësime dhe EC mirëpret kontributin e akterëve tjerë, deri në finalizimin dhe realizmin e tij”, shkruhet në komunikatë.

Ndryshe, “Qytetet Gjithëpërfshirëse…” është projekt i EC, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje dhe fshatra të ndryshme të komunës së Prizrenit./21Media

 

 

Back to top button