Banorët në “Sofali” 15 orë pa energji elektrike

 

Banorët në lagjen “Sofali” të Prishtinës kanë 15 orë pa energji elektrike dhe kjo sipas KEDS-it po ndodhë për shkak të një prishje.

Disa prej këtyre banorëve thanë se energjia elektrike është ndalur në orën 01:00 të mëngjesit të datës së sotme.

Ata thanë se situata është e papërballueshme dhe kanë kërkuar nga KEDS që të rikthejnë energjinë elektrike sa më shpejtë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për Kp se ka pasur prishje në rrjetin nëntokësor dhe është duke u punuar.  Ai tha se dëmi ka qenë i madh dhe është dashur kohë për ta rregulluar.

Megjithatë, Buzhala premtoi se energjia do të rikthehet shumë shpejtë në këtë lagje./kp

Back to top button