Baraliu: Kosova ka argumente të tërhiqet nga marrëveshja për Asociacionin
Profesori universitar Mazllum Baraliu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet nga Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke vlerësuar se ajo do ta minonte shtetësinë e Kosovës.
Autoritetet në Beograd kanë shtuar kërkesat për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit pavarësisht se nuk i kanë zbatuar një numër marrëveshjesh të arritura në Bruksel, përfshirë ato për targat dhe letërnjoftimet. Por për ekspertët e fushës në Kosovë zbatimi i marrëveshjes mund të ketë pasoja. Profesori universitar Mazllum Baraliu i tha RTV21 se kjo marrëveshje nuk duhet të zbatohet dhe se pala kosovare ka argumente të mjaftueshme për ta kundërshtuar atë./21Media