Kthimi në shkollë ngjarja më e rëndësishme për fëmijët, njihuni me koleksionin e ri për fëmijët nga Okaidi
Kthimi në shkollë është një ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e fëmijëve, por edhe në jetën e prindërve.
Okaidi i ndihmon të gjithë fëmijët të ndihen mirë me veshjet e tyre dhe të kenë stilin e dëshiruar për çdo ditë të vijimit në shkollë. Nga dukja e stilit uniform e deri tek ato më elementare, madje edhe ato që janë më në modë, prindërit dhe fëmijët do të gjejnë veshjet më të dëshiruara nga ky koleksion.
![]()
Koleksioni Back to School sjell shumë zgjedhje të veshjeve: veshje sportive, veshje uniforme, bazike, çanta të ndryshme, kapela dhe atlete, e të gjitha këto i gjeni për vajzat dhe djemtë prej moshave 5 vjeçare deri në moshën 14 vjeçare.
![]()
Bluzat polo kanë mesazhe që përcjellin pozitivitet tek fëmijët, e xhinset janë krijuar për t’iu përshtatur të gjitha llojeve të trupit. Në këtë koleksion Back to School ju mund të gjeni edhe shumë produkte të domosdoshme për ditët e shkollës.
Këtë koleksion ju mund të eksploroni në dyqanet e Okaidi në Albi Mall, Pallati i Rinisë, Galeria Shopping Mall apo edhe në Park Plazza.
Ju mund të zbuloni edhe shumë veshje tjera në rrjetet sociale: @okaidi_kosovo.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?