Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit kosovar

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës të mërkurën do të hidhet shorti për edicionin e ri të Superligës së basketbollit në dy konkurrencat, si dhe në ligat e tjera.
Shorti për edicionin Prince Caffe Superliga për meshkuj do të fillojë nga ora 13:00, i cili mund të përcillet edhe në faqen zyrtare të federatës në Facebook, kurse shorti për Superligën e femrave nga ora 12:00.
Në ora 11:00 tërhiqet shorti për Ligën e Parë tek meshkujt, ndërsa në ora 14:30 shorti për Ligën e Parë tek femrat.
Nga ora 15:30 tërhiqet shorti për Ligën e Dytë./21Media

Back to top button