Barbi me dukje të gazetares me ngjyrë Ida B Wells

 
Kjo është kukulla barbi me dukje të gazetares me ngjyrë Ida B Wells. Kjo gazetare në vitin 1909 ndihmoi në themelimin e organizatës për të drejtat civile të njerëzve me ngjyrë, NAACP (National Association for the Advancement of Colored People).
Kukullën e krijoi kompania Mattel, për nder të Wells si lidere prominente për të drejtat e afrikano-amerikanëve.
Wells u lind në skllavëri në Misisipi, në vitin 1862 gjatë Luftës Civile. Ajo ishte shkrimtare e veçuar e cila shfrytëzoi aftësitë e saj në gazetari, këtë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes për kushtet që kishin afrikano-amerikanët në Jug.
Kah fundi i shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20, ajo u bë aktiviste dhe studiuese në luftën kundër seksizmit e racizmit.
Në një njoftim në Instagram, Mattel tha se Ida B Wells është kukulla e fundit të cilën e krijuan inspiruar nga seria e grave inspiruese.
Kukulla barbi me dukje të Wells është pjesë e serisë së koleksionit të kukullave barbi me dukje të grave që kanë inspiruar me punën e tyre, koleksion ky që u lansua në vitin 2018 dhe që përfshinë figura të famshme si Sally Ride, Susan B. Anthony e Rosa Parks.
Këto gra thyen kufinjët për ta bërë botën vend më të mirë jetese për gjeneratat e reja të vajzave.
Çmimi i barbit me dukje të Wells nuk është bërë i ditur akoma, por ajo do të dalë në shitje nga data 17 janar 2022./21Media

Back to top button