Barbi me pamje të antropologes Jane Goodall
Primatologia eminente angleze Dr. Jane Goodall, e cila njëherësh është edhe antropologe, u nderua me një kukull barbi.
Këtë kukull e krijoi kompania Mattel, e cila e lansoi atë para ditës ndërkombëtare të shimpanzave, që shënohet me 14 korrik 2022.
Ky nder iu bë për studimin e suksesshëm të shimpanzave, për hulumtimin e emocioneve të tyre dhe komunikimin në mes tyre.
Lansimi i barbit me dukje të Goodall po ashtu koincidon me 62 vjetorin e udhëtimit të parë të saj në malin Gombe National Park në Tanzani.
Goodall, e cila themeloi Istitutin Jane Goodall, është e lumtur që u lansua kukulla barbi me dukjen e saj.
Ajo ka treguar se kur ka dëgjuar se do të krijohej kukulla barbi me dukje të saj, është gëzuar pa masë sepse këtë e ka sugjeruar kohë që gjatë. Ajo ka thënë se nuk bën të ketë barbi vetëm me dukje të yjeve të filmit apo muzikës, por edhe të personaliteteteve nga fusha të tjera.
Goodall, e cila është 88 vjeçare ka shtuar se kjo figurë do tu duket e mrekullueshme shumë vajzave të vogla, sepse ka edhe vajza të cilat preferojnë të dalin në natyrë, për të studiuar kafshët.
Goodall shpreson se kukulla barbi me dukje të saj, që është një prej kukullave nga seria për inspirim të njerëzve që po krijon Mattel, do t’i inkurajojë vajzat e vogla që të përfshihen në projekte për mbrojtje të nytyrës.
Ajo ka thënë se çdo fëmijë që dëshiron të ndihmojë në shpëtimin e planetit, t’u ndihmojë kafshëve dhe njerëzve rreth ambientit, mund t’i bashkohen gurpit të të rinjëve i cili po punon në këtë drejtim.
Goodall shpreson se ka prej atyre që do t’i bashkohen programeve të Institutit Jane Goodall, që tani funksionon në 65 vende rreth botës.
Program i Institutit “The global youth Roots and Shoots” u themelua për të nxitur kurreshtjen e fëmijëve të të gjitha moshave për ambienin, që t’u mësojë atyre për ndikimin shoqëror dhe ambiental.
Goodall gjatë tërë karrierës së saj ka synuar të ndihmojë në inspirimin e fëmijëve që të eksplorojnë botën rreth tyre.
Ajo ka thënë se gjatë kohës sa është rritur, nuk ka pasur modele femra për punën e saj. Goodall ka treguar se i ka ndihmuar vetëm nëna e saj, e cila e ka mbështetur në arritjen e synimeve në jetë, në realizimin e ëndrrës. Heronjtë e vetëm të saj në atë kohë ishin Tarzani dhe Dr. Dolittle, por gra modele në këtë fushë nuk kishte. Kështu ka treguar Goodall, e cila është e emëruar si Lajmëtare për Paqe e Kombeve të Bashkuara.
Mattel, kukullat barbi për inspirim të gjeneratave të reja i krijon nga plastika e mbledhur në oqean./21Media